By .:BuJaR:.
  Perralla dhe fabula
 
Na ishte seç na ishte, Na ishte një herë një fshatar i varfër. Ai kishte tre djem. Djemtë nuk ju pëlqente që të punonin arën si babai. Ata loznin gjithë ditët. Babai vuante shumë që djemtë e tij nuk e donin punën. Një ditë prej ditësh ai u sëmur rëndë. Kur i erdhi koha për të vdekur i thirri pranë djemtë e tij.

Na ishte seç na ishte. Na ishte një herë një baba që kishte tre vajza. Një ditë prej ditësh i shkon mendja ti pyesë vajzat e tij se sa e donin. Në fillim pyet vajzën e madhe: - Sa e do babanë, i thotë, dhe ajo i përgjigjet, - Sa mjalti. Dhe babai u gëzua shumë. Pastaj pyeti vajzën e dytë. Dhe e dyta i përgjigjet, - Sa sheqeri. Dhe përsëri babai u gëzua shumë. Pastaj i erdhi radha vajzës së tretë. Ajo ulet afër babait të saj dhe me një zë të ëmbël iu pergjigj,
Na ishte seç na ishte. Na ishte njё pulё e kuqe qё banonte nё njё shtёpi tё vogёl bashkё me njё patё, njё mace dhe njё qen. Pata ishte shumё llafazane. Ajo bёnte muhabet me komshinjtё gjithё ditёn e ditёs.   Maces i pёlqente shumё vehtja. Ajo krihej, drejtonte mustaqet, dhe pastronte thonjtё gjithё ditёn e ditёs.
Një herë e një kohë rronte një njeri shumë i zgjuar, por shumë i varfer. Për të fituar buken e gojes ky njeri punonte si gjellëbërës tek një i pasur. I zoti mburrej për pasuritë që kishte por ishte torrollak. Një ditë pasaniku ftoi disa miq për drekë. Thirri gjellëbërësin dhe e urdhëroi të gatuante vetëm dy gjellë: gjellën më të mirë dhe gjellën më të keqe. Gjellëbërësi i hyri punës dhe gatoi gjellën më të mirë dhe atë më të keqe. Kur u shtrua sofra, gjellëbërësi pruri gjellën e parë, gjuhë...
Një dre i etur erdhi tek një burim. Ndërsa ishte duke pirë ujë, vuri re në ujë hijen e vet e filloi të mburret për brirët e vet, duke parë madhësinë e bukurinë e tyre, kurse për këmbët e veta u hidhërua që i kish aq të holla e të hajthme. Derisa ende ishte duke menduar për këtë gjë, ia bëhu luani e filloi ta ndjekë. Dreri ia dha këmbëve dhe u largua mjaft prej luanit. Për sa kohë vrapoi në fushë pa drurë, dreri vrapoi mirë e i shpëtoi rrezikut, por kur mbërriti në pyll, në një vend me drurë të dendur, brirët iu ngatërruan nëpër degët e drurëve. Dhe pasi nuk mundi të vrapojë më, luani e kapi. Para se të mbaronte në gojën e luanit, dreri tha me vete: I shkreti unë! Këmbët më shpëtuan, megjithse mendova se ato do të më lënë në baltë, kurse e gjeta belanë prej brirëve, tek të cilët kisha plot besim.
Një shqiponjë shigjetoi me vrull nga një shkëmb i lartë dhe rrëmbeu një qengj. Një sorrë që e pa, plasi nga zilia dhe deshi të bënte edhe ajo të njëjtën gjë. U ul me zhurmë dhe qëndroi mbi një dash. Po iu pleksën thonjtë në leshin e dashit, e nuk mundi te ngrihej. Rrahu ajrin me krahë me forcë, sa e pikasi bariu, i cili i shkoi pranë, e zuri dhe i preu ca pendë. Në mbrëmje e mori me vete dhe ua shpuri fëmijëve. Kur ata e pyetën se ç'lloj zogu ishte, ai iu pergjigj: - Eshtë një sorrë, që e mban veten për shqiponjë.
Na ishte seç na ishte... Na ishte njëherë një mbret... Njëherë, mbreti përhapi fjalë në tërë mbretërinë: "Atij që do të më thotë gënjeshtrën më të madhe do t'i jap një mollë të artë!" Erdhën plot njerëz që rrëfyen gënjeshtra, por mbreti u përgjigjej se:"Qenkan të gjitha të bukura, por kush më siguron mua që nuk janë të vërteta?" Një ditë te mbreti erdhi një fshatar, i cili i tha: - Madhëri, kthemi florinjtë e mi! - Florinjtë? - u habit mbreti. - Po, m'i more javën e kaluar. - Gënjen, s'të kam marrë asgjë, - bërtiti mbreti. - Nëse kjo qenka gënjeshtër, - ia priti burri, - atëherë urdhëro të ma japin mollën e artë! Mbreti krenar e finok s'deshi të dorëzohej. Bëri sikur iu kujtua: - Ah, po, nuk gënjen, - i tha burrit. - Më ke dhënë vërtet ca florinj një javë më parë. - Thashë unë? Ja, u kujtuat, Madhëri! Atëherë urdhëro të m'i kthejnë florinjtë e mi. E ç'ti bënte mbreti? U detyrua t'ia jepte mollën e artë burrit të mençur.
Një njeri kishte një kalë dhe një gomar. Kur njëherë ishin duke udhëtuar, gomari i tha kalit: - Merr pak prej barrës sime, të lutem, që të mbetem gjallë. Kali nuk e dëgjoi. Kështu gomari, nga lodhja e tepërt, u rrëzua dhe ngordhi.
Gjithmonë, në fund të marsit, gati 3 ditët e fundit bën shumë ftohtë. Të vjetrit thonë se këto ditë janë ditët e plakave. Gojëdhana e ditëve të ftohta të marsit ka disa versione. Këtu u mundova të mbledh disa prej tyre
GJERGJ ELEZ ALIA Trim mbi trima kishte qënë gjithmonë Gjergj Elez Alia. Vjetë e vjet ai i kishte dal zot truallit të të parëve, ia kish mbrojtur nderin. Kish luftuar me topuz e shpatë kundër armiqve të derdhur këtej nga deti e nga toka për të shkelur vendin, për t'a dhunuar e zhveshur. Dhe të gjithë këta armiq Gjergj Elez Alia i kish shtrirë përtokë pa frymë. Por në luftrat e shumta me dhunonjës të shumtë trimi ynë kishte marrë nëntë plagë në shtat dhe tani kishte nëntë vjet që dergjej në kullë. Atë e kishin harruar të gjithë dhe e kishin lënë në dorë të fatit. Nuk e kishte harruar vetëm e motra që i rrinte ditë e natë mbi krye. I lante plagët me ujët e gurrës nëntë vjece, ia shpëlante me lotët e syve të saj, i terte gjakun me flokët e ballit; shtatin ia lidhte me shamitë e nënës, ia hijshonte me petka e moçme të tatës; armët e brezit ia rendiste mbi krye. Sepse kur i shihte armët pranë, bacë Gjergji e ndjente zemrën ende të ngrohtë, i ngjallej një fill shprese.
 
 
 
 
   
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free